Eshte karizmatik, terheqes, dhe nder artistet me te pelqyer nga fanset femra. Por kete here nuk po merremi me kete ceshtje dhe bashkepunimet e tij pikante me kengetaret me seksi shqiptare dhe kosovare. Por per look-un e tij. Nese Getoari qe shihni ju duket me i bukur dhe me tipare me te rregullta se me pare, e shume ne harmoni me njera-tjetren eshte momenti ta themi pse... sepse ai ka bere operacion hunden. Keshtu Geti, sic e njohin dhe i flasin shkurt miqte dhe fansat, mund te jete nder te vetmit artiste shqiptare meshkuj qe nuk ka pyetur fare per paragjykimet apo fjalet qe mund te thuhen, kur ka marre vendimin te beje nje nderhyrje plastike ne hunde. Kete ndryshim, mund ta kuptoni nese bejme nje krahasim te thjeshte te nje fotoje te kengetarit para se te bente nderhyrjen plastike, dhe te nje fotoje te re te fundit. Dikur ai mbante syze te medha dhe floke te gjata, ndersa tani gjithcka duket perfekte, keshtu pa pasur nevoje te beje truke te tilla per t'u dukur ne rregull ai duket me ne forme se kurre. Vetem disa jave me pare Geti ishte ne Tirane, ne nje party te madhe ne pub Venue ku dha koncert me kengetaren Soni Malaj. Lideri i grupit “Tingulli 3nt” shquhet ne fakt per natyren moskokecarese dhe tipin ekspresiv. Si nje reper i vertete, performancat dhe kenget e tij jane te gjitha te vecanta, ashtu sic ishte dhe bashkepunimi i fundit me Sonin, ku ai u shfaq ne klip duke u puthur me figuranten e klipit. Ne lidhje me jeten private edhe pse nuk kane munguar thashethemet, ai nuk ka pranuar kurre t'u pergjigjet pyetjeve te gazetareve. Gjithsesi, se fundi flitet per nje rikthim te tij me Hana Shehun, prezantuesen simpatike te nje emisioni rinor ne ekranet e Prishtines