Këngëtarja e njohur kosovare, Zanfina Ismajli
do të punojë një këngë dhe një video me repkëngëtarin
e njohur DJ Blunt, ka thënë një burim
shumë i afërt me këngëtaren. Sipas këtij burimi,
Zanfina është duke punuar një këngë me DJ
Blunt, të cilin do ta jap për adhuruesit e saj në
Kosovë dhe Shqipëri gjatë muajve të verës.
Mësohet po ashtu se këngë është shumë seksi
dhe me skena të nxehta, që sigurisht do të
mbahet mend për një kohë të gjatë në Kosovë
dhe Shqipëri. Blunt kohëve të fundit ka pasur një
krizë, pasi është larguar nga 'Baba Records',
ndërkaq mësohet se ai është duke punuar edhe
një këngë që është kundër Getoar Selimi dhe
grupit 'Tingulli i 3NT'. Ndërkaq, Zanfina po ashtu
pritet që gjatë kësaj vere të lëshojë disa “single”
të rinj në qarkullim, por edhe video, të cilat
tashmë kanë filluar të xhirohen nëpër Kosovë.