Tingulli 3nt

Tingulli 3nt

# Online seit Freitag, 09. Januar, 2009 um 10:59

Geti & Genta

Geti & Genta

# Online seit Freitag, 09. Januar, 2009 um 10:57

Tingulli 3nt

Tingulli 3nt

# Online seit Freitag, 09. Januar, 2009 um 10:56

Tingulli 3nt

Tingulli 3nt
Baba Records !

# Online seit Freitag, 09. Januar, 2009 um 09:35

Intervista Me Dj Blunt

Intervista Me Dj Blunt
Dj Blunt e kam degjuar prej vitesh dhe gjithmone me ka pelqyer e njekohesisht kam menduar se eshte nje prej artisteve me te talentuar ne muziken tone sot. Me krijimet e tija, ai ka arritur ti sjelle suksesin mjaft artisteve shqiptare, por cuditerisht asnjehere nuk ka qene nje emer shume i njohur per publikun...deri dje.Sot, fale dy hiteve “Classy” dhe “A po don kesh”, nje turneu ne mbare Kosoven dhe jashte, Blunt po shijon momentin e tij. Ne biseduam me te per pak caste dhe qe tash e kemi vendosur ne listen e artisteve me influencues te vitit 2008 ne muziken shqiptare, liste e cila do te publikohet ne muajin dhjetor.Nderkohe...ju flet Blunt..Dj Blunt

1-Elbino: Hey man ckemi! Ku gjendesh ne keto momente dhe me cfare je duke u marre?

Heyyy wuts up! Momentalisht gjindem ne Prishtine....sa ka dal albumi, spoti i pare "Classy" edhe tash i dyti "A po don kesh"...Jam i nxan me koncerte ne Kosove dhe jasht Kosoves.

2-Dj Blunt:Eshte hera e pare qe flisni per Albaniac, ndaj per lexuesit tane na beni nje pershkrim te shkurter te personit dhe karrieres suaj artistike...

Kam lind ne Prishtine,jetoj ne Prishtine...Jam marr me muzik prej moshes 16 vjeqare.Kam qit 2 albume,dhe 2 mixtapes edhe 1 'unofficial' mixtape,dhe kam bashkpunu me shume repera t'ktuhit(Kosoves) edhe t'jashtit(Zvicer,Sh.B.A etj)

3- Keni kohe qe bashkepunoni me shume rreper te njohur ne Kosove,por gjithmone me eshte dukur sikur nuk keni dashur te beheni publikisht i njohur,por keni qendruar disi me “underground”.Se fundmi te gjithe ju njohin fale shfaqjeve dhe suksesit te kengeve si “Classy” dhe “A po don kesh”.Cfare ka ndryshuar? (Ma qarte, gjithmone ka pas qene psh.Lyrical Son and Dj Blunt apo Etno Engjut & Dj Blunt,K-OS and Dj Blunt tash eshte Dj Blunt ft Real 1 McKresha : ) apo Dj Blunt feat. Ghetto Gold

Eshte Dj Blunt ft Lyrical Son, Dj Blunt ft K-os, Dj Blunt ft Ghetto Gold se jan senet e MIJA,dmth INSTRUMENALET E MIJA,masi i more si shembull...e sa per Etno Engjujt qashtu o...Etno Engjujt ft Dj Blunt,se seni i tyne ka qene....k'shtu qe nvaret i kujna eshte seni/kenga,dmth.

4-Gjithashtu ne “Classy” ju thoni “S'jam mo old school ne po lujm me lojna t'reja” .Do te thote kjo se tashme do shikojme “nje tjeter” Dj Blunt, me nje tjeter ritem e tjeter prezantim?

Jo...na PO LUJM ME LOJNA TREJA,kjo dmth se na tash po bejm sene treja,sene FRESH,qasi instrumentale si "Classy", "A po don kesh" s'ka bo kerkush ktu ma perpara.

5- Debati me i madh midis dj_ve ka te bej me perdorimin e Vinyl apo Digital. Ju vete si preferoni te luani me teper?

Une luaj digjital,vetem s'ka ma mire se VINYL,nuk krahasohet,po tash krejt DJ'at jon bo digjital,krejt u bo digjital tash...

6- Me pelqejne tekstet e kengeve tuaja,sepse kane nje sens humori dhe sarkazem te goditur*. Kush merret me krijimin e tyre?

Te "classy" p. sh. ka qene ideja jeme me bo instrumentalin edhe refrenin qashtu.Tekstin perndryshe e ka bo Real 1 (pjesen e tij) edhe Mc kresha (pjesen e tij).

Si e moret emrin Dj Blunt? Dmth Blunt=cigare marijuane...hmm bu? Si te mendojme :)

Hahahaha, Dj Blunt nuk dmth vetem cigare marijuane,por edhe p. sh. "a BLUNT knife" e kunderta e "sharp knife",pra nvaret prej secilit qysh e perkthen.hahaha.

8- Tatuazhi i emrit tuaj ne shpatulla, qe tregohet ne foton e albumit, a eshte i vertete dhe ku e keni bere? Perndryshe shume cool!

Tetuazhi qe e kam ne foto t'albumit eshte i vertet.E kam bo ktu ne Prishtine te nji shok i jemi.

9- Ne bisedat e vazhdueshme rreth rrepereve me te mire ne rrep-shqip, emrat e Getoarit dhe Unikatilit jane me te permendurit. Po ju kush mendoni se eshte rreperi me i mire qe kemi?

Ka plot repera t'mire,s'kisha pas qef me vequ asnje.Kta qe i permende jan te dy t'mire...dmth edhe Unikatil edhe Ghetto Gold.Hip Hop'i u bo i madh,kshtu qe ka me t'vertet plot t'mire. Ka repera qe jon te ri e kurre s'kan dal n'sken,e qe jon shume t'mire.

10-E kam gabim apo me duket se ne materialet e fundit jeni influencuar disi prej Lil Wayne? : )

Nuk kisha than qe eshte ashtu....Nese e ki fjalen per EFEKTIN te kanga "Classy",at' e kan Lil Wayne,T-Pain, Lil Kim,etj etj etj....

11- Ne fillim “Classy” pastaj “Kesh”...ju pelqen luksi?

Normal qe kom qef me bo cash, une jetoj prej qisaj pune,po s'jom tu bo miliona me pas banesa,shpija,kerre e diamanta.

12- Shoh qe po keni shume bling-bling . Sa ju shkon vlera afersisht?

Kur jeton prej muzikes,s'ka shume pare aty hehe...

13-Shpesh here si ne Sh.B.A dhe ne Shqipe, rreperat jane kritikuar per materializem dhe seksizem. Ju shqeteson kjo gje dhe si ju duken keto kritika?

Qashtu eshte hip hop-i...Mu nuk me shqetson,ama at here skena ka qene ndryshe,kan rrepu per probleme,qe s'kan pas pare e qisi sene, e tash qe kane bo pare...it's all bout cash,diamonts,girls...tha's hip hop

14-Ok man! Faleminderit per kohen qe na dhe, e suksese me albumin.

Aight,s'ka perse...Flm shume edhe juve!

# Online seit Freitag, 09. Januar, 2009 um 08:56

Geändert am Mittwoch, 28. Januar, 2009 um 17:02